SPORT, 2 Prill 2019, 22:49

Interistja që ‘refuzoi’ Ronaldon çmend fansat në Instagram (Foto)

Ines Trocchia është një nga interistet më bukuroshe e cila nuk ka frikë nga asgjë.

Ajo bëri bujë kur tha se nuk i pëlqen Cristiano Ronaldo si mashkull, pasi portugezi nuk bën pjesë në gustot e saj, ndërkohë që pas disa ditësh Ines ka bërë xhiron e botës me set fotografik superseksi që të la pa fjalë për revistën Maxim në të cilën Ines tregon të gjitha hiret e saj.

Seti fotografik mund t’i ndihmojë tifozët e interit nga ajo ndeshje e humbur me Lazion në fundjavë.