TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Juventus fiton 3-2 me Interin në "San Siro" dhe ruan kryesimin prej katër pikësh ndaj Napolit.
Douglas Kosta ka zhbllokuar sfidën teksa ka mposhtur Handanoviçin me një gjuajtje perfekte në brendësi të zonës. Por nuk mbaron këtu, Vecino është ndëshkuar me karton të kuq pas ndërhyrjes ndaj Mandzukiç falë sistemit VAR.
Ikardi ka rikthyer baraspeshën në pjesën e dytë, duke mposhtur Bufonin me një goditje me kokë. Në minutën e 65-të vjen edhe përmbysja e Interit të “çmendur” që gjen rrjetën pas një aksioni të Perishiç në krahun e majtë, pasimi në qendër i të cilit devijohet në portën e vet nga Barzalji.
Por nuk mbaron këtu, kur dukej se Interi po i afrohej një fitoreje të bujshme, vjen përmbysja e pabesueshme e Juventusit. Autogol i Skriniarit të Interit në minutën e 87 dhe Higuain në të 89-n shënojnë golat e përmbysjes 3-2 për bardhezinjtë.
Inter-Juventus 2-3 (Kosta 13′, Ikardi 52′, Barzalji (ag) 65′, Skriniar (ag) 87′, Higuain 89′)