TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në të gjithë botën po shkon mbi 22 milionë.
Deri më tani, rezulton se në të gjithë botën janë infektuar me koronavirus të paktën 22,203,216 ndërsa numri total i viktimave është rritur në 780,906.
Sipas të dhënave të mbledhura nga Universiteti John Hopkins, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kryesojnë me 5,640,240 raste dhe më shumë se 174,636 jetë të humbura si pasojë e Covid-19.
Brazili është vendi me numrin e dytë më të lartë të rasteve të regjistruara dhe vdekjeve ndërsa numëron 3.37 milion raste dhe 108,900 viktima.
Vendi i Amerikës Latine pasohet nga India, që deri më tani ka regjistruar 2.76 milion raste dhe Meksika ku janë konfirmuar 57,023 raste fatale.