AKTUALITET, 18 Gusht 2020, 23:40

Franca e bën të detyrueshme mbajtjen e maskës në vendin e punës

Franca e bën të detyrueshme mbajtjen e maskës në vendin e

Ministria e Punës në Francë ka deklaruar se maska do të bëhet e detyrueshme thuajse në të gjitha vendet e punës në shtetin francez.

“Kjo masë prek të gjitha fushat ku punonjësit mund të kenë kontakt, siç janë sallat e mbledhjeve, hapësirat e hapura, korridoret, dhomat e ndërrimit ose hapësirat e përbashkëta të punës”, ka deklaruar Ministria e Punës.

Përjashtim nga ky urdhër bëjnë vetëm zyrat personale, ku punon një person.

“Duke qenë se rastet me koronavirus po rriten përditë e më shumë, shëndeti i punonjësve, si edhe vazhdimi i aktivitetit ekonomik, janë në të njëjtën linjë”, tha ministrja e Punës, Elisabeth Borne.

Ajo ka rekomanduar vijimin e punës, ndërsa shtoi se përdorimi i urbaneve nuk do të ishte zgjidhja ideale.