AKTUALITET, 18 Gusht 2020, 23:15

Kim Jong-un: Do të sekuestrohen qentë dhe do të bëhen ushqim për njerëzit!

Kim Jong-un: Do të sekuestrohen qentë dhe do të bëhen ushqim

Pas lajmeve të shumta rreth tij, lideri koreanoverior është rishfaqur sërish duke shkaktuar përsëri polemika në media.

Së fundmi Kim Jong-un ka urdhëruar të konfiskohen të gjithë qentë në kryeqytetin e Koresë së Veriut, duke u shprehur se këto kafshë shtëpiake janë mishërim i dekadencës së Perëndimit.

Sikur mos të mjaftohej më kaq, Kim ka thënë se mishi i tyre do përfundojë si ushqim në menu për njerëzit.

Ndërkohë, njerëzit që për kafshë shtëpiake kanë qenë, i ka kapur frika.