TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një grua e moshuar në Vlorë, i ka bërë thirrje qeverisë që ta ndihmojë, sepse ka mbetur pa ushqime, pa para dhe pa asnjë ndihmë.
Ndryshe nga çfarë propagandon kryeministri Rama, se të moshuarit do të marrin ndihma në shtëpi, e moshuara thotë se jeton e vetme dhe se as Bashkia dhe asnjë institucion tjetër, nuk e kanë ndihmuar, duke e lënë në mëshirë të fatit.
84-vjeçarja deklaroi se do të dalë nga banesa pa leje nga autoritetet, sepse nuk ka çfarë të hajë.
"Unë jam 84 vjeçe. Jam vetëm fare, nuk kam as ndihmë, asgjë në shtëpi. Po të na bien ndonjë pako makarona! Po pi ujë me sheqer! Çfarë bëhet kështu?! Dhe do dal. Le të më marrin e të më fusin në burg policia, se unë po rri pa ngrënë. I dërgova fjalë sekretares së Dritan Lelit, ajo nuk e vuri ujin në zjarr. Kam dy ditë pa bukë, me ujë me sheqer. E piva mbrëmë, nuk më zinte gjumi, ujë me sheqer. Të paktën të kisha një dorë makarona të bëja një supë. Unë s’mund t’i kërkoja lagjes. Ose të më japin pensionin dhe të iki. Rama tha bëjeni në internet, te Shqipëria që e duam shumë pikë al. Po ku di unë të shkruaj atë?! Unë do të ikja pa u ngopur në gropë! Nuk po më zë as koronavirusi, se unë kam dalë që të më zërë, por nuk po më zë!’ – thotë e moshuara.
VIDEO: