AKTUALITET, 30 Mars 2020, 12:51

Rikaktivizohet Durrësi, zgjerohet Tirana: Ku janë rastet e reja me koronavirus në Shqipëri


Numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri ka arritur në 223 persona, ndërsa numri i të vdekurve ka arritur në 11.

Sipas të dhënave të sotme të ISHP, numri i të prekurve është rritur me tre të rinj në Tiranë duke e çuar totalin në 124 raste, ndërsa pas ditësh qetësi, duket se infeksioni është riaktivizuar në Durrës duke shënuar dy të rinj.

Numri total i të prekurve në Durrës ka shkaur në 14.

Po ashtu, janë shënuar nga dy raste të reja në Korçë dhe Shkodër, si edhe nga një rast në Fier dhe Tropojë.

Rastet e reja me koronavirus gjatë 24 orëvë të fundit

-3 raste Tirana

-2 raste Durrës

-2 raste Korçë

-1 rast Fier

-1 rast Tropojë

-2 raste Shkodër

Rastet totale me koronavirus sipas qyteteve në Shqipëri

– Tiranë 124 raste

– Durrës 14 raste

– Lushnje 4 raste

– Elbasan 5 raste

– Fier 23 raste

– Kavajë 4 raste

– Rrogozhinë 2 raste

– Korçë 14 raste

– Vlorë 5 raste

– Shkodër 7 raste

– Lezhë 5 raste

– Berat 1 rast

– Has 2 raste

– Krujë 5 raste

-Tropojë 4 raste

– Pukë 3 raste

– Mirditë 1 rast