TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një tjetër 65-vjeçar nga Xanthi me një sëmundje të mëparshme dhe një burrë 56-vjeçar nga Kastoria humbën jetën këtë mëngjes në Greqi, duke e çuar numrin e viktimave në 42.
Nga viktimat, 33 janë burra dhe 9 janë gra, me moshë mesatare 71-vjeç. Ndërkohë, 92% prej tyre vuanin edhe nga sëmundje të tjera.
70 persona janë shtruar në Njësitë e Kujdesit Intensiv, nga të cilët 77% kanë sëmundje shoqëruese.
Qarqet pa ndonjë rast të konfirmuar sipas mediave greke zyrtarisht janë:
– Drama
– Halkidiki
– Grevena
– Thesprotia
– Korfuz
– Karditsa
– Evritania
– Etoloakarnania
– Fokis
– Korint
– Chios.