AKTUALITET, 20 Maj 2018, 22:44

Inter surprizon Lacion, zikaltërit fitojnë 3-2 dhe futen në Ligën e Kampionëve

Inter surprizon Lacion, zikaltërit fitojnë 3-2 dhe futen në
Interi përmbush misionin e tij: fiton 3-2 me Lacion në Romë dhe pret një biletë për Ligën e Kampionëve, pasi zikaltërit e mbyllën sezonin në vendin e katërt pas Juventusit (kampion), Napolit dhe Romës. Perisiç i Interit realizoi në minutën e 9-të një autogol në favor të Lacios, ndërkohë që D’Ambrozio barazoi shifra në të 29’. Felipe Anderson i ridha avantazhin lacialëve me golin e tij në minutën e 41-të. Ikardi barazoi 2-2 me një penallti të realizuar në minutën e 78-të, ndërsa Veçino firmosi rezultatin 2-3 në të 81’, dhe i siguroi Interit një vend në Ligën e Kampioneve. Në fakt, dy ekipet e mbyllën sezonin me pikë të barabarta nga 72, por sipas rregullores së kampionatit italian, nuk merret parasysh golaverazhi, por ndeshjet direkte. Takimi i parë Inter-Lacio ishte mbyllur në barazim pa gola, kështu që në Ligën e Kampionëve shkoi Interi, ndërsa Lacio do të luajë në Ligën e Europës.