AKTUALITET, 13 Gusht 2019, 15:07

(VIDEO) Dhjetra kamionë bllokohen në Qafë-Thanë, ankohen drejtuesit

(VIDEO) Dhjetra kamionë bllokohen në Qafë-Thanë, ankohen

Gjendje e rënduar dhe radhë të gjata në Qafë Thanë. Dhjetra kamionë prej katër orësh qëndrojnë në radhë. Shkak është vonesa në futjen e skanerit.

Drejtuesit thonë se kanë katër orë që presin në temperatura të larta.

“Nuk është aspak normale. E bëjmë çdo ditë ketë rrugë dhe i njëjti avaz. Na mbajnë kot pa arsye. Mbajmë familjen me këtë punë. Paguajmë miliona taksa në shtet. Shërbimi zero. Turp. Në palën maqedonase nuk ndodh kurrsesi dicka e tillë. Nuk na mbajnë më shumë se 15 minuta.” – shprehen ata.

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/08/kapshti.mp4"][/video]