TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nuk kanë fund mesazhet denoncuese të qytetarëve në Facebook-un e ish kryeministrit Sali Berisha. Rasti më i fundit vjen nga Konispoli, aty ku një banor nuk lejohet të ndërtojë në shtëpinë e tij prej 1983.
Por nga ana tjetër, inspektori I zonës, që nuk lejon zotërinë të kryej punimet, vetë ndërton në mes të ditës.
Postimi i Berishës:
Ky eshte ligji ne Kakistokraci: inspektori i nxine jeten banorit, kurse per vete nderton pa leje!
Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb
Pershendetje!
Jam nje banor i Konispolit i quajtur L. D. Kete video ua nis per t’ju treguar se kjo eshte Shqiperia qe duam, kjo eshte Shqiperia e Edi Rames. Kjo qe shikoni ne pamje te pare nuk eshte se fillimisht mund t’ju bej pershtypje, duket cdo gje ne rregull.
Por ky qe nderton ne mes te dites, pa leje dhe pa ia ndier fare, eshte inspektori i zones se Konispolit, ku mua personalisht me ka nxire jeten duke mos me lejuar te vazhdoj ndertimin e shtepise qe fillimisht eshte ndertuar qe ne vitin 1983.
Ky eshte turpi i kesaj qeveria, kjo eshte policia e Edi Rames. Te rrojne sigurimsat qe ky Kryeminister ka zgjedhur, sepse per ta nuk ka ligje dhe nuk duhet leje.
[video width="426" height="762" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/02/nder.mp4"][/video]