LIFESTYLE, 21 Prill 2019, 13:40

VIDEO/ Bes Kallaku tregohet i sinqertë, flet për pasurinë e tij

VIDEO/ Bes Kallaku tregohet i sinqertë, flet për pasurinë e tij


Aktori i humorit, i preferuar shumë nga publiku shqiptar, ka qenë i ftuar në puntatën e radhës në emisionin ‘Thumb’.

Bes Kallaku nuk i ka shpëtuar pyetjes thumbuese të dy moderatoreve mbi pasurinë e madhe që përflitet të ketë vënë aktori, meqenëse është shumë i kërkuar brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Aulona Musta: Në fakt të ka dalë nami i çikë sikur je i pasur…

Fatma Haxhialiu: E mo ke bërë lek të madh.

Bes Kallaku: Njerëzit këtë punë kanë, vetëm me këtë gjë merren. Pasuria është relative. E rëndësishme në jetë është të kesh zemrën plot më shumë se sa xhepin plot.

Sepse kam njof shumë njerëz që e kanë xhepin plot por zemrën bosh.

Tani që ka ardhë Ajka në jetën time unë kam xhepin plot, zemrën plot, shpirtin plot, shtëpinë plot. Kështu që jam i mbushur në të gjitha këndet e mundshme.