LIFESTYLE, 21 Prill 2019, 09:47

U pyet për politikanët që kanë dashnore, Besa Kokëdhima: Vë dorën në zjarr, babi im s’ka

U pyet për politikanët që kanë dashnore, Besa


Këngëtarja Besa Kokëdhima, në një intervistë përballë Ermal Mamaqit është përballur me pyetje të sikletshme. Duke diskutuar për politikanët që flirtojnë apo kanë dashnore, Besa është shprehur se nuk është se ka informacion për të tjerët, ama për babain e saj, po.

Ashtu sikurse dihet, Besa Kokëdhima është vajza e Koço Kokëdhimës dhe duket se këngëtarja ka besim të verbër te babai i saj.

“Unë vë dorën në zjarr për njërin që nuk ka, që është babai im”,-ka thënë Besa Kokëdhima në emisionin ‘Xing me Ermalin.