LIFESTYLE, 19 Prill 2019, 13:13

Pret mandatin si deputet/ Kujtim Gjuzit nuk i ‘ecën’ në dashuri, ndahet nga bashkëshortja

Pret mandatin si deputet/ Kujtim Gjuzit nuk i ‘ecën’ në


Kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi, po pret radhën e tij për të marrë mandatin si deputet i Kuvendit.

Por mesa duket jeta e tij sentimentale, nuk është njësoj “e mbarë” si karriera e tij politike. Burime për Dosja.al mësojnë se bashkëshortja e tij ka kërkuar prishjen e martesën me deputetin e ardhshëm.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se kërkesa për divorc është bërë nga bashkëshortja e tij, Mirjana Kalaci, ndërsa gjyqtarja e çështjes është Majlinda Doga.

Ditën e sotme u zhvillua seanca e pajtimit mes palëve, ndërsa takimi tjetër në Gjykatën e Tiranës do të bëhet në 9 maj.

Kandidati për deputet nga listat e PD-së që ende po pret të marrë mandatin, për përfolur shpesh në mediat për shkak të deklaratave të tij se do të ishte kryetari i “opozitës së re” dhe se në misionin e tij politik mbështetej nga ndërkombëtarët.

Por mesa duket pas divorcit, për Gjuzin ka edhe një tjetër lajm të keq… Kryetarja e grupit parlamentar të demokratëve që nga dje është vendosur Rudina Hajdari.