TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Aktori i njohur shqiptar, Bujar Asqeriu, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Rudina”, prej nga ku është shprehur se njerëzit e tij të afërm e thërrasin Drini.
Arsyen për këtë e ka zbuluar vet aktori, i cili ka thënë se para se të lindte ai, vëllai i tij që kishte emrin Bujar kishte vdekur dhe prindërit donin t’ia vinin emrin aktorit Drini ose Safet, por punonjësi i gjendjes civile s’kishte pranuar.
“Vëllain tim të madh e quanin Bujar. Ai është ndarë nga jeta kur ishte 6 muajsh. Nëna më kishte treguar se kur ishte zgjuar një mëngjes, ai nuk po merrte frymë. ‘’Ishte shumë i bukur, me flokë të zinj dhe kaçurrela’’, më thoshte nëna. Kur linda unë donin të ma vinin emrin Drini ose Safet.
Vendosën për Drini dhe shkuan për të më regjistruar. Punonjësi i gjendjes civile i kishte thënë: ‘’Çfarë është ky emri lumi?’’. Ata ishte stepur dhe babai i kishte thënë nënës të më regjistronin si Bujar me emrin e vëllait, por vazhdimisht më thërrisnin Drini.
E kishin shumë të vështirë të më thërrisnin në emrin e që kishte ndërruar jetë. Të gjithë në familje më thërrasin Drini, edhe gruaja”, ka thënë aktori, ndërsa thotë se gruaja e thërret Bujar vetëm kur ka një problem serioz në shtëpi.