TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ija është me gjasa një nga gjyshet më të famshme në Shqipëri falë postimeve të nipit të saj të njohur Bes Kallaku.
Ky i fundit ka publikuar një sërë fotosh dhe videosh të gjyshes së tij, për të cilën flet gjithmonë me dashuri pa harruar të tregojë se ajo e ka rritur.
E nisur nga kjo Ija e Besit është kthyer në një nga personazhet më të komentuar në rrjete sociale dhe gjyshja më "cool".
Dhe ditën e djeshme gjyshja më 'cool' ka festuar 80 vjetorin e lindjes.
Në një video të postuar në Instastory nga Besi shohim se si Ija feston ditëlindjen mes njerëzve të afërm të saj.
Por më e veçanta e mbrëmjes ishte torta e saj.
Torta kishte formën e tokës dhe me perime duke kujtuar lidhjen e veçantë që ka Ija me fshatin.
