AKTUALITET, 29 Nëntor 2020, 23:05

Fitore Pacolli paralajmëron fitore të VV-së edhe në Prishtinë, Pejë, Gjakovë, Ferizaj dhe Gjilan

Fitore Pacolli paralajmëron fitore të VV-së edhe në

Anëtarja e Lëvizje Vetëvendosje, Fitore Pacolli, është shprehur e ngazëllyer për fitoren e VV-së në Besianë sa që ka parashikuar fitore edhe në disa komuna tjera më të mëdha.

“Shumë shpejtë edhe në Qeveri e pastaj po vazhdojmë me Prishtinën, Pejën Gjakovën, Ferizajin, Gjilanin…”, ka shkruar ajo në Facebook.

Zgjedhjet lokale në nivel vendi do të mbahen pas 8 muajve. /Gazeta Express/