AKTUALITET, 16 Tetor 2020, 13:58

"Vetëm pronari i vërtetë i inceneratorëve mund të tërbohej ashtu! Besoj u kuptua se çfarë halli kishte!"

"Vetëm pronari i vërtetë i inceneratorëve mund të


Gjatë konferencës për shtyp, kreu i opozitës, Lulzim Basha, komentoi edhe sjelljen e "shfazuar" të Edi Ramës në emisionin "Opinion", kur po diskutohej për inceneratorët.

Basha tha se vetëm pronari i vërtetë i inceneratorëve, mund të tërbohej në atë mënyrë.

Lulzim Basha: "Kemi një Kryeministër që edhe në këtë kohë vazhdon i patrazuar vjedhjen, vjedhjen e lekëve të shqiptarëve dhe gënjeshtrat e mashtrimet.

Vetëm pronari i vërtetë i inceneratorëve mund të hidhej ashtu nga kolltuku asaj studioje siç u hodh dje dhe të vërsulej me atë egërsi ndaj kolegëve tuaj, me stërkala që i dilnin nga goja.

Vetëm pronari i vërtetë, vetëm njeriu që fut në xhepin e vet miliona e kësaj afere korrutive mund të tërbohej në atë farë feje. Unë kam 30 vjet që e ndjek politikën pas shpalljes së pluralizmit e nuk kam parë një çakërdisje të tillë. Nuk kam parë çakërdisje të tillë dhe për shkak asaj çakërdisjeje, shqiptarët nuk morën përgjigje të drejtpërdrejtë. Besoj se shqiptarët e kuptuan se çfarë halli ka njeriu që hidhet ashtu.

Por sot edhe njëherë jam këtu për të kërkuar përgjigje për secilën pyetje që parashtrova para jush dhe shqiptarëve u ka borxh, jo ai që është demaskuar mbrëmë, por ua ka borxh SPAK, meqë është produkt i Reformës në Drejtësi.

Sot i kërkoj të dalë para shqiptarëve e të mos heshtë. Të tregoj se çfarë po bën në këtë rast epik, në këtë vjedhje të shekullit në kohë pandemie.

Vjedhje në kohë pandemie. Njerëzit pa bukë, ky vazhdon çon miliona.

2 milionë euro javën e kaluar.

Çfarë vendi është ky që nuk ka një prokuror të dalë e të thotë “ky është një krim kaq i rëndë sa që unë o e nis hetimin dhe i çoj para përgjegjësisë këta ose jap dorëheqjen”. I kanë të gjitha, mbrojtjen special, mbështetjen speciale, do të kenë mbështetjen time, por sot kanë detyrimit të thonë kur ja hetimet.

Ku janë 88% e parave që kanë marrë?!

Afera e inceneratorëve ka zbuluar një grup të strukturuar kriminal me pjesëmarrës Ramën, Ahmetajn, Veliajn, Mërtirin dhe Zoton si fillim.

Këto pesë emra i kanë investiguar gazetarët kurajozë, por jo SPAK, ndaj i bëj thirrje kryeprokurorit Kraja të dalë sot para shqiptarëve dhe të informojë ose nëse ka presione të llojit mafioz të denoncojë e ne do t’i jemi në krahë.

LEXO EDHE:

https://www.tpz.al/2020/10/16/basha-thirrje-kreut-te-spak-ne-cilin-stad-jane-hetimet-per-inceneratoret-kur-do-te-thirret-rama-dhe-ahmetaj/

https://www.tpz.al/2020/10/15/parate-shkojne-ne-parajsa-fiskale-basha-bukos-ramen-i-perplas-faktet-live-asnje-pergjigje-nga-kryeministri/