AKTUALITET, 16 Tetor 2020, 13:41

Presidenti Meta dekoron katër legjenda të Partizanit, iu dorëzohet çmimi “Mjeshtër i Madh”

Presidenti Meta dekoron katër legjenda të Partizanit, iu


Në ditën e sotme në ambientet e presidencës, presidenti i vendit ka dekoruar me çmimi “Mjeshtër i Madh” katër legjenda të Partizanit.

Bëhet fjalë për Sulejman Starovën, Ilir Lame, Ylli Shehu dhe Mikel Jankun, i cili u nda nga jeta para disa kohëve.

Megjithatë, i pranishëm për të tërhequr këtë çmim ishte djali i tij, Albano Janku, ndërsa në mungesë të Starovës për arsye shëndetësore, çmimin e pranoi vajza e tij.

Vlen të theksohet se të katërt personazhet e dekoruar në ditën e sotme nga ana e presidentit Meta kanë pasur kontribut të madh në futbollin shqiptar, ashtu si edhe në kombëtare.