AKTUALITET, 16 Tetor 2020, 11:00

Edukatorja infektohet me koronavirus, mbyllet kopshti në Maliq

Edukatorja infektohet me koronavirus, mbyllet kopshti në Maliq


Mbyllet kopshti në Maliq. Abc News raporton se është mbyllur kopshti në fshatin Rrëmbec të Maliqit pasi njëra nga edukatoret është konfirmuar pozitive me koronavirus.

Ajo ka shfaqur shenja dhe është me temperaturë, ndërsa testi e ka nxjerrë pozitive.

Po ashtu testit i është nënshtruar edhe edukatorja, ndërsa prej dy ditësh kopshti është i mbyllur.

Mësohet se deri në daljen e përgjigjes së tamponit të koleges, kopshti do të vijojë të jetë i mbyllur.