TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia pasi dyshohet se shpërndante kokainë në doza të vogla.
Gjatë kontrollit fizik nga Policia e Durrësit atij iu gjetën dhe sekuestruan cilësinë e provës materiale nëntë doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, gati për shitje.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Njoftimi i policisë:
Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla. Vihet në pranga 37-vjeçari që posedonte dhe shpërndante lëndën narkotike. Sekuestrohen 9 doza me lëndë narkotike kokainë gati për shitje.
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për një rast të shitjes së lëndës narkotike kokainë, ka organizuar punën për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale dhe si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
E.Z., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi, në lagjen nr. 6, Durrës, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 9 doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, gati për shitje.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve.