TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia e Kosovës ka shtuar masat e sigurisë në prag të 16 shtatorit, ditë kur pritet të shpallet në Hagë aktgjykimi përfundimtar ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për këtë situatë, Policia e Kosovës ka zhvilluar takime koordinuese me strukturat e saj dhe partnerët ndërkombëtarë, përfshirë KFOR-in, EULEX-in, Ambasadën Amerikane, Zyrën e BE-së dhe OSBE-në.
Autoritetet kanë bërë të ditur se do të angazhohen njësi të posaçme policore për garantimin e rendit dhe sigurisë, me synim që aktivitetet dhe tubimet e mundshme të zhvillohen pa incidente.
Në varësi të situatës dhe numrit të qytetarëve që mund të mblidhen, Policia paralajmëron se mund të ketë kufizime ose ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në rrugët ku zhvillohen aktivitetet. Për këtë arsye, janë parashikuar edhe masa për orientimin e trafikut drejt rrugëve alternative.
Policia u ka bërë thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve që të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve dhe të tregojnë kujdes gjatë zhvillimeve të 16 shtatorit. Aktgjykimi ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së pritet të shpallet më 16 shtator 2026, në orën 10:00.