TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Albin Kurti, mandatar pë formimin e qeverisë së re, me të nisur seanca e jashtëzakonshme, u ftua ta prezantojë ekspozenë e tij dhe kabinetin qeveritar.
Ai foli për “sukseset” e njëjta dhe premtimet e njëjta, si në fillim të vitit.
“Të nderuar deputetë, nuk do të kem ekspoze të re realisht, ngaqë këto zgjedhje të reja vetëm sa na e kanë ndëprerë qeverisjen e njëjtë”, tha ai.
Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu e shpalli të konstituuar Kuvendin me zgjedhjen e Kujtim Shalës së LDK-së dhe Tanja Vujeviqit të Listës Serbe si nënkryetarë.
PDK-ja dhe Aleanca nuk morën pjesë në atë seancë. PDK-ja tha se e pezullon kandidaturën e Vlora Çitakut – pasi LVV-ja is refuzoi atë të premten për të ia pranuar sot – deri në një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje.
Zyrtarë të partive tjera parlamentare thanë se LVV-ja e zvarriti konstituimin e Kuvendit deri sot, me qëllimin që afati kushtetues 60-ditor për zgjedhjen e Presidentit të përfundojë në kohën e përshtstshme për t’i çuar zgjedhjet e reja në fund të dhjetorit, kur mërgimtarët zakonisht vijnë në Kosovë për pushime.
Kurti, foli për aktgjykimin e Gjykatës Speciale në rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili pritet të shpallet të mërkurën paradite.
“Sot të gjithë jemi në ankth në prag të vendimit të procesit gjyqësor ndaj drejtuesve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe Kadri Veselit”, tha ai në fillim të fjalës së tij, pasi uroi për konstituimin e Kuvendit.
Kurti tha se “kërkesa e Prokurorisë është e padrejtë dhe e pabesueshme, sepse është në shpërputhje me të vërtetën historike të popullit tonë dhe drejtësinë e luftës sonë çlirimtare”
“Asnjë gjykatë vendore apo ndërkombëtare nuk mund ta njollosë UÇK-në”, tha ai.