AKTUALITET, 5 Qershor 2020, 18:20

Vendimi për Reformën Zgjedhore/ Vasili shkon në selinë e PD-së, tjetër takim me Bashën

Vendimi për Reformën Zgjedhore/ Vasili shkon në selinë e

Ndërsa pritet arritja e një marrëveshje për Reformën Zgjedhore mes palëve politike, e negociuar me ambasadorët e SHBA-ve, Yuri Kim, atë të BE-së, Luigi Soreca dhe Duncan Norman i Mbretërisë së Bashkuar në selinë e PD-së ka lëvizje.

“Topi” sic ka deklaruar edhe ambasadorja amerikane është në fushën e Lulzim Bashës dhe pritet me padurim qëndrimi i opozitës.

I mandatuari i LSI-së në Këshillin Politik, Petrit Vasili po zhvillon në këto momente një takim me kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Në takim është edhe bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi.

Takimet mes Vasilit, Bylykbashit e Bashës kanë qënë të shpeshta gjatë këtyre ditëve.