TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Partia Demokratike ka hedhur akuza ndaj Policisë së Shtetit dhe kryeministrit Rama. Referuar vrasjeve të ditëve të fundit, ish-deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj, u shpreh se krími e ka mposhtur shtetin, sepse shefi i policisë së Edi Ramës është i zënë duke i bërë gjyqin një gruaje, pasi policia është e zënë duke rrahur fëmijë.
Alibeaj shton mungesa totale e shtetit dhe lënia e territorit nën thundrën e krímit, ka krijuar një situatë të përkeqësuar për sigurinë e jetës së qytetarëve.
Deklarata e plotë e Alibeajt:
2 vrāsje māfioze në Krujë, 2 vrāsje të njëpasnjëshme në Vlorë, njëra në formën e një atentati māfioz, 2 vrāsje për larje hesapesh në Kurbin, shpërthim tritoli nga Tirana në Vlorë, ky është bilanci i policisë së Edi Ramës dhe Sandër Lleshajt brenda 10 ditëve të fundit.
Krími e ka mposhtur shtetin, sepse shefi i policisë së Edi Ramës është i zënë duke i bërë gjyqin një gruaje, pasi policia është e zënë duke rrāhur fëmijë. Vrāsjet, shpërthimet me tritol, atentatet nuk parandalohen dhe autorët nuk gjenden, sepse policia e Edi Ramës është e zënë me shfaqjet e turpshme me dron antikanābis, që zbulojnë vetëm 30 fidanë, sepse policia nuk lufton krímin, por rreh qytetarët që protestojnë në mbrojtje të Teatrit.
Mungesa totale e shtetit dhe lënia e territorit nën thundrën e krímit, ka krijuar një situatë të përkeqësuar për sigurinë e jetës së qytetarëve. Vrasja e dyfishtë mbrëmë, në Krujë, është vetëm episodi i radhës, që ka plotësuar serialin e gjakshëm në vend ku fjalët ligj, rend, siguri tashmë janë bërë të huaja. Janë të gjitha akte që frymëzohen nga mbrojtja e dhūnës shtetërore prej Edi Ramës, Sandër Lleshajt dhe Ardi Veliut.
Edi Rama, si strategu i të gjithë kësaj psikoze dhune dhe krími që ka zaptuar vendin, nuk gjen asnjë shenjë pendese apo dhembshurie në rastin e fatkeqësisë së përdhunimit të një të miture 15 vjeçare, por i vërsulet kujtdo që kërkon llogari për këtë situatë.Nën një justifikim të rremë, se kërkesa e llogarisë ndaj tij, ministrave të tij, pushtetit të tij, “është e dhūnshme”, jep prova ditë pas dite se mënyra e vetme për t’i shpëtuar përgjegjësisë është sulmi ndaj çdo zëri që ndjehet i revoltuar me këtë situatë.
Dhūnë, përdhūnime, krím, plagosje, vrasje! Kjo është gjendja që përjetojnë shqiptarët tani pas situatës së pandemisë, në një kohë shumë të shkurtër. Qetësia e rreme dhe ndjesia hipokrite e ndihmës ndaj qytetarëve përgjatë 2 muajve, frikshëm, i ka lënë vendin sundimit të krímit, të kthyer në normalitet gjatë bashkëqeverisjes së tij me Edi Ramën.
Edi Rama ka dështuar me vendosjen e rendit dhe sigurisë, sepse ai erdhi dhe qëndroi në pushtet duke pasur ortak krímin dhe bandat. Prioriteti i tij është të mbrojë dhe të pasurojë kríminelët që i mbajnë në këmbë pushtetin dhe jo të mbrojë qytetarët shqiptarë.