AKTUALITET, 5 Qershor 2020, 15:36

Rezulton i rremë alarmi për bombë tek Ambasada Ruse, çanta e braktisur kishte vetëm rroba

Rezulton i rremë alarmi për bombë tek Ambasada Ruse, çanta

Një çantë e braktisur pranë Ambasadës Ruse në Tiranë, ka vendosur në alarm autoritetet se brenda saj mund të kishte lëndë eksplōzivi. Policia ka gjetur një çantë dyshimtë në trotuar dhe njëri prej oficerëve e ka hapur.

Brenda çantës rezultoi se kishte vetëm rroba. Ajo ishte harruar aksidentalisht nga një person në trotuar.

Çanta e braktisur vendosi në alarm autoritetet e sigurisë së Ambasadës Ruse, po jo vetëm Zona u rrethua nga policia, ndërkohë që pritet të kontrollohen edhe kamerat e sigurisë për të identifikuar personin që e ka harruar.

***

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 05.06.2020, rreth orës 15:00, në vendin e quajtur bulevardi “Bajram Curri“, në afërsi të një objekti të rëndësisë së veçantë është gjetur një çantë e dyshimtë, ngjyrë e zezë, e cila u hap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, dhe në brendësi të saj kishte disa rroba trupi.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.