AKTUALITET, 14 Dhjetor 2020, 14:04

Hyri në katedrale dhe filloi të qëllonte me armë zjarri, policia vret autorin në SHBA

Hyri në katedrale dhe filloi të qëllonte me armë zjarri,

Pasditen e së dielës gjatë ceremonisë së Krishtlindjeve në një katedrale në Neë York ka ndodhur një sulm me armë ku autori mbeti i vrarë.

Sipas CNN, policia menjëherë shkoi në vendin e gjarjes pak para orës 16:00 jashtë katedrales në 112th St dhe Amsterdam Ave.

Burri i armatosur, i cili ishte rreth të 50-tave u qëllua nga efektivët e policisë dhe më pas u dërgua në spital, ku më vonë ndërroi jetë.

Zyrtarët e policisë bënë të ditur se burri arriti të hynte në shkallët e Katedrales dhe më pas filloi të hapte zjarr në ajër, ndërsa dëshmitarët okularë thonë se burri u dëgjua duke thënë “Më qëllo, më vrit!’

Sapo u qëllua i dyshuari, policët siguruan vendin e ngjarjes dhe gjetën një qese të mbushur me sende, kanaçe të mbushura me benzinë, litar, tel, thika të shumta dhe një Bibël.