AKTUALITET, 11 Qershor 2018, 18:12

“Skenë lufte!”/ Një e vdekur dhe 4 të plagosur nga përleshja e bandave shqiptare në Belgjikë

“Skenë lufte!”/ Një e vdekur dhe 4 të plagosur nga

Ka qene me te vertete nje skene lufte ajo e një sherri qe ka ndodhur mes bandave shqiptare në komunën Ans të Belgjikës, thane deshmitaret.

Sipas mediave belge qe kane raportuar edhe pamje nga ngjarja, dy banda rivale shqiptare u përfshinë në një sherr masiv mes tyre e per pasoje nje grua ka mbetur e vdekur dhe katër te tjere janë plagosur. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës rreth orës 22:30, raporton Panorama, sipas mediave belge.

Mesohet se gruaja e paidentifikuar, e moshes 43-vjeçare vdiq teksa perpiqej të ndihmonte mikun e saj që kishte pësuar lëndime nga goditjet.

Disa prej shqiptareve konflikt janë identifikuar nga policia, por deri tani asnjë prej tyre nuk është arrestuar.

Hetimi është duke vazhduar për të identifikuar të gjithë të dyshuarit, ndërsa po punohet edhe për të zbardhur motivet. Mesohet se në konflikt u përdorën thika, shkopinj bejsbolli, shufra hekuri dhe sende të tjera të forta.