AKTUALITET, 30 Tetor 2018, 21:18

Veliaj sfidon Ramën, thërret Xhafajn në takimin e Bashkisë

Veliaj sfidon Ramën, thërret Xhafajn në takimin e Bashkisë

Fatmir Xhafaj ka ende për të thënë pas dorëheqjes nga kabineti qeveritar. Për këtë ka shfrytëzuar një takim të Bashkisë së Tiranës për buxhetin, nga ku ka etiketuar sërish tërthorazi Ramën. Por më shumë se mllefi i Xhafajt, bie në sy guximi i Erion Veliajt që i ka dhënë hapësirë në takimet që organizon vetë, thumbave të ish ministrit të Brendshëm.

Më poshtë një pjesë nga deklarata e Xhafajt, ku vë në dukje ndryshimin mes Ramën dhe lavdëron Veliajn.

“Ka njerëz që ulen në një karrige dhe janë të kënaqur se kanë kapur një karrige; ka njerëz që marrin pushtet dhe janë të lumtur që janë të pushtetshëm; ka njerëz që vijnë për të shërbyer, që kanë një mision që duan të lenë një gjurmë përmes mundësisë që u jep pushteti dhe ky është Erion Veliaj! Katër vjet më parë na është dashur të flisnim se kush është Erion Veliaj, kurse sot nuk na duhet fare të flasim sepse ai dhe ekipi i tij duhet të tregojnë çfarë punësh kanë bërë dhe janë duke bërë. Puna dhe rezultatet janë treguesi më i mirë”.