TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ambasadorja shqiptare në Greqi, Ardiana Hobdari ka kërkuar të mos politizohet çështja e vrasjes nga RENEA të minoritarit grek Kostandinos Kacifa në Bularat të Gjirokastrës, pasi nuk iu bind urdhrit të policisë dhe qëlloi me armë në drejtim të tyre.
Në një prononcim për mediat greke, ambasadorja shqiptare në Greqi ka thënë se më shumë gjëra na lidhin sesa na ndajnë mes Shqipërisë dhe Greqisë.
“Nuk duhet të politizojmë ngjarjen, pasi më shumë gjëra na lidhin sesa na ndajnë mes dy vendeve tona. Jam informuar nga pala greke dhe jemi në kontakt edhe me palën shqiptare për çështjen”- ka thënë Ardiana Hobdari.
Ndërkohë mbrëmjen e sotme minoritarët grekë të Shqipërisë kanë zhvilluar një protestë paqësore sheshin ‘Sintagma’ të Athinës për nderuar kujtimin e minoritarit Kacifas.