AKTUALITET, 30 Tetor 2018, 20:49

Tahiri publikon videon, ja çfarë u dedikon miqve të tij

Tahiri publikon videon, ja çfarë u dedikon miqve të tij

Hetimet për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiti ende nuk janë mbyllur, ku akuzohet se ka lidhje me grupin e trafikantëve “Habilaj”.

Por, kjo nuk e ka penguar atë të festojë ditëlindjen e tij të 39 gjatë ditës së sotme.

Përmes një postimi në “Facebook”, ish-ministri ka falënderuar miqtë dhe të afërmit për urimet e tyre me një video të aktorit të njohur italian, Roberto Benigni, i cili flet për lumturinë.

#bday Ne fund te dites, vec per kaq eshte gjithmone! Ju falenderoj pafund te gjitheve

Mesazhi për lumturinë nga aktori Roberto Benigni publikuar nga Tahiri:

Me që ra fjala për lumturinë, kërkojeni çdo ditë, vazhdimisht. Na është dhënë të gjithëve, na është dhënë kur kemi qënë të vegjël, na e kanë dhënë si një dhuratë. Ishte një dhuratë aq e bukur sa e fshehëm, siç bëjnë qentë me kockën kur e fshehin. Disa prej nesh e kanë fshehur aq mirë sa nuk e mbajnë mend se ku e kanë fshehur.

Por e kemi, e keni, shikoni, shikoni në çdo qoshe, në thellësinë e shpirtit tuaj. Hidhni çdo gjë në ajër, sirtaret, komodinat dhe çfarë keni brenda në to, do ta shihni që ajo do të dalë në dritë. Provoni të hidhni kutitë, veshjet, shtatin, ajo ndodhet aty. Duhet të mendojmë gjithmonë për lumturinë edhe pse ajo ndonjeherë na harron ne. Ne nuk duhet ta harrojmë kurrë atë, deri në ditën e fundit të jetës sonë.