AKTUALITET, 30 Tetor 2018, 19:14

Denoncimi: Kryetari i PS-së kërkon 3000 euro për një vend pune

Denoncimi: Kryetari i PS-së kërkon 3000 euro për një vend

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar ma publikimin e denoncimeve të mbërritura në adresë të tij.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar mesazhin e dërguar nga një qytetar i cili akuzon kryetarin e PArtisë Socialiste në Mengel të Elbasanit, Petrit Zeneli, pasi sipas tij i ka kërkuar 3000 euro për një vend pune.

Ai shprehet se parat kryetari i PS-së i ka kërkuar për kryetarin e grupit të PS-së Taulant Balla dhe ministren e Arsimit Lindita Nikolla.

Postimi i plotë:

Kryetari i PS akuzohet se i kerkon votuesit te tij 3000 euro per vend pune per Taulant Yaris dhe ndrikull Vilen!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

persh zoti berish doja te denoncoja kryetarin e partis socialiste ne mengel te elbasanit i kerkova vend pune se me premtoi para votimeve ai me tha duhen 3000 evro nuk i dua un tha po i do taulanti me ministren e arsimit me tha. petrit zeneli e ka emrin kryetari