AKTUALITET, 5 Prill 2020, 16:20

Vdesin 621 njerëz në 24 orët e fundit, shkon në 4934 numri i viktimave nga Covid-19 në Britani

Vdesin 621 njerëz në 24 orët e fundit, shkon në 4934 numri i

Rritet numri i viktimave. 621 pacientë të tjerë kanë vdekur brenda 24 orëve në Britaninë e Madhe, pas kontraktimit të koronavirusit, duke e çuar numrin total të viktimave në 4934.

Lajmi është bërë me dije nga Departamenti i Shëndetësisë në Angli, ku ndër të tjera ditën e sotme shtoi se nga ora 9:00 e mëngjesit të sotëm, kanë rezultuar pozitiv 5903 persona nga të cilët duke e çuar numrin total të të sëmurëve në 47.806.

Uellsi raportoi 12 vdekje të tjera të njerëzve që kishin testuar pozitivisht për Covid-19, duke e çuar numrin e vdekjeve në vend në 166. Ndërsa në Skoci numri i viktimave ka shkuar në 220.