TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Namik Dokle ka shkruar një letër në Facebook për dy nipërit e tij, të cilët janë jetojnë në Itali, ndërsa prindërit e tyre janë mjekë.
Vajza e Dokles dhe bashkëshorti i saj punojnë si mjekë në vendin fqinj.
Postimi i plotë i Namik Dokles:
MIREMENGJES, SARA DHE RUBEN!
Ndoshta akoma nuk jeni zgjuar, por gjyshi nuk duron më gjatë për t’u pershendetur. E di që jeni merzitur; u bë më shumë se një muaj që nuk dilni, nuk shkoni në shkollë, nuk takoheni me shoket dhe shoqet, dhe, kryesorja, nuk takoni dot mamin dhe babin, sepse ata vazhdojne punen ne spital, perpiqen te shpetojne te semuret. Epo, mire, te pakten flisni ne skajp, apo jo?
Por mos u merzitni! Mami Manjola dhe babi Arviti, bashke me mijera mjekë të tjere, ne Itali dhe ne bote, do ta mundin coronavirusin dhe semundjen e mallkuar. Dhe ju…do te vini perseri me pushime ne Shqiperi, do shetisim bashke e do hame pica te Pazari i ri, bashke me nana Qefseren dhe daja Belin, do shkojme ne Shkoder te hame tave krapi me nana Hyrin, do shkojme perseri ne bjeshket e Gores te shihni fshatin e gjyshit, pastaj do zbresim poshte, ne Prizren e do pime uje te cezma e Shadrivanit. Thone se kush pi ate uje fatsjelles nuk e ze asnje semundje. Pastaj do te shkojme perseri ne Sarande, do zhytemi ne ujerat e Jonit, ndersa ne mbremje, do shikojme perendimin e diellit. Ja, edhe pak, edhe pak dhe do ta fitojme kete lufte! Dhe Ju do te jeni krenare per mamin dhe babin qe u perkushtuan aq shume per jeten e njerezve!
Ju puc shume, shuuuume!