TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mes thirrjeve ‘vdekje Amerikës’, grupe të irrituara irakiane pas ngjarjeve të djeshme dhe të sotme kanë përcjellë trupin e gjeneralit iranian Qasem Soleimani, i vrarë dje nga forcat ajrore të SHBA.
Ai u vra bashkë me një komandant tjetër ushtarak irakian Abu Mahdi Al-Muhandis, ndërkohë Soleimani do të varroset në Iran por më parë në Baghdad po i bëhen homazhet.
Por ndërkohë SHBA nuk mjaftohet me kaq pas këtij sulmi. Një tjetër sulm ajror ndodhi ditën e sotme ndërkohë tre mijë trupa të tjerë ushtarake do të zbarkojnë në Lindjen e Mesme pasi duket se tashmë ‘zjarri është ndezur’.
Presidenti i SHBA Donald Trump, njeriu i cili dha vendimin për sulmin u shpreh se Qasem Soleimani ishte terroristi numër një në botë ndërsa eliminimi i tij shpëton shumë jetë njerëzish.
Por Irani dhe Iraku kërcënojnë me hakmarrje pas kësaj goditje.
