AKTUALITET, 4 Janar 2020, 10:07

Juventusi nuk do ndalet në merkato, bardhezinjtë gati të “rrëmbejnë” lojtarin e Çelsit

Juventusi nuk do ndalet në merkato, bardhezinjtë gati të


Juventusi e nisi vitin 2020 me blerjen e Kulusevskit nga Atalanta dhe duket se bardhezinjtë nuk do të ndalen me kaq.

Siç raporton “Corriere Torino”, bardhezinjtë janë të fokusuar te lojtari i Çelsit, Emerson Palmieri. Paratiçi është duke biseduar me Çelsin për mbrojtësin e krahut, por mesa duket operacioni nuk është i lehtë.

“Zonjës” i duhet një mbrojtës krahu si Emerson Palmieri, për të kompletuar krahët e repartit difensiv. Mauricio Sarri jep aprovimin e tij për këtë lojtar, pasi e ka pasur nën urdhra sezonin e shkuar te londinezët.

Nga ana tjetër, Juventusi mendon kthimin nga huazimi te Kaljari, të Pelegrinit, që e bleu në merkaton e verës.