AKTUALITET, 4 Janar 2020, 08:38

Lajme të këqija për Murinjon dhe Totenhem, sulmuesi kryesor mund të mungojë deri në tetë javë

Lajme të këqija për Murinjon dhe Totenhem, sulmuesi kryesor mund


Heri Kejn ishte i pafat në ndeshjen parë të vitit ndaj Sauthempton teksa u dëmtua dhe u detyrua të largohej në minutën e 75 nga fushë.

Sulmuesi pësoi një tërheqje dhe e pati të pamundur vazhdimin e lojës. Britaniku i druhet më të keqes teksa tërheqja është e gradës së dytë. Në pamje të parë duket se Kejn mund të qëndrojë jashtë fushave për tetë javë, duke humbur ndeshje të rëndësishme të kalendarit të Totenhem.

Teksa, skuadra dhe trajneri Murinjo do ishin në vështirësi të mëdha pa liderin e tyre. Megjithatë, për të dalë në një konkluzion të qartë duhen pritur ende rezultatet e analizave më të detajuara të cilat do zbulojnë shkallën reale të dëmtimit.