AKTUALITET, 9 Qershor 2020, 20:45

Vdekja e shoferit të Postës/ Arrestohet në Korçë drejtuesi i ”Benz"-it me të cilin u përplas

Vdekja e shoferit të Postës/ Arrestohet në Korçë

Pas vdekjes së shoferit të Postës Shqiptare është arrestuar në Korçë drejtuesi i automjetit tjetër, me të cilin u përplas.

N.S, 29 vjeç u shoqërua në komisariat fill pas aksidentit me mjetin e tij ”Benz”, ndërsa shoferi i Postës vdiq pas transportimit tek Trauma me helikopter, gjashtë orë pas aksidentit.

”Benz"-i i të arrestuarit u përplas me furgonin ”Volkswagen” tw Postës Shqiptare sot gjatë orës 14:00 në aksin Korçë-Bulgarec.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Korçë

Në vijim të informacionit paraprak datë 09.06.2020, i cili bën fjalë për një aksident rrugor informojmë se specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

N. S., 29 vjeç, banues në Korçë.

Arrestimi i tij u bë pasi në afërsi të fshatit Bulgarec, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin K. P., 39 vjeç, banues në Korçë dhe për pasojë është dëmtuar ky i fundit, i cili u transportua për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë, ku ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.