AKTUALITET, 9 Qershor 2020, 17:51

15-vjetori i themelimit të Lëvizjes Vetëvendosje, zbulohen detaje nga tubimi i së premtes që ka thirrur Albin Kurti

15-vjetori i themelimit të Lëvizjes Vetëvendosje, zbulohen detaje

Lëvizja Vetëvendosje të premten e 12 qershorit, shënon 15-vjetorin e themelimit.

Në tubimin që ka organizuar në sheshin ”Skënderbeu”, lideri Albin Kurti do t’i drejtorhet masës dhe jo vetëm.

”Në kuadër të këtij organizimi, përveç Kryetarit të Lëvizjes, Albin Kurti, do të flasin edhe personalitete tjera”, ka thënë zyrtari i Vetëvendosjes Arlind Manxhuka, në një përgjigjie për Klan Kosovën.

Derisa vendi gjendet në kohë pandemie, Manxhuka thotë se gjithçka është organizuar në përputhje me rekomandimet për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19.

”Në Sheshin “Skënderbeu”, në orën 17:00, gjithnjë në përputhje me rekomandimet duke ruajtur distancën fizike”, shprehet ai.

Lëvizja Vetëvendosje shënon përvjetorët e themelimit të saj në ditën kur dhe shënohet Dita e Çlirimit të Kosovës.

Ndërsa edhe kjo ditëlindje, Lëvizjen Vetëvendosje, e gjen në opozitë, ndonëse në zgjedhjet e 6 tetorit të 2019-ës, doli fituese, por që partneri i saj qeverisës Lidhja Demokratike prishi koalicionin e bashkëpunimit.