AKTUALITET, 9 Qershor 2020, 18:51

Covid-19/ Italia shënon 79 víktima dhe 283 raste të reja në 24 orë

Në 24 orët e fundit në Itali, janë konfirmuar 79 víktima nga koronavirusi, duke e rritur totalin e viktimave në 34,043.

Gjithashtu, janë shënuar dhe 283 raste pozitive duke e çuar numrin e tyre deri më sot më 235,561.

Por, edhe numri i personave që shërohen nga Covid-19 rritet dita-ditës dhe akualisht janë 168,646 të shëruar, ku 2,062 janë të shëruar në 24 orët e fundit.

Gjatë ditës së sotme, ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza, ka zhvilluar një videokonferencë me homologët e tij të vendeve G7 ku kanë komunikuar se "Covid 19" nuk është mundur ende.

Edhe pse situata është përmirësuar dukshëm në Europë, të dhënat e përditësuara janë preokupuese në disa vende të ndryshme të botës.

Ministri italian i Shëndetësisë ka kërkuar një bashkëpunimi këmbëngulës ndërkombëtar në fushën e kërkimit shkencor e arritjes së vaksinës anti-covid si dhe vazhdimësinë e reformimit të Organizatës Botërore të Shëndetit.