AKTUALITET, 2 Gusht 2021, 14:37

Italia deklasifikon katër mijë dokumente, mes tyre akte “top secret” të misioneve në Shqipëri

Italia deklasifikon katër mijë dokumente, mes tyre akte “top

Rreth katër mijë dokumente sekrete të Legjislaturës së XIII të Parlamentit Italian, që përkon me vitet 1996-2001 do të bëhen publike e të konsultueshme për të gjithë.

“Ora News” raporton se në dokumentet që pritet të bëhen publike janë edhe aktet e një misioni special të Komisionit Parlamentar Italian të Antimafias, në vitin 2000, në Shqipëri.

Këto akte i përkasin Komitetit Antimafia të Krimit të Organizuar ndërkombëtar e përmbajnë audicione të ministrave shqiptarë e të magjistratëve shqiptarë mbi zgjedhjet në Shqipëri.

Ky arkiv përmban dokumente nga punimet e këtij komisioni, audicione, relacione, raporte, studime, konferenca.

Në vitin 2000 kryeministër i Shqipërisë ishte Ilir Meta, ndërsa lider i Partisë Socialiste Fatos Nano, ndërkohë që opozita udhëhiqej nga Sali Berisha.