TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
I ftuar në “Abc-ja e mëngjesit”, epidemiologu Ilir Alimehmeti foli për situatën aktuale të koronavirusit. Ai shprehet se të dhënat që u morën nga Kina ishin të rreme dhe kjo ka bërë që studiuesit të krijojnë projeksione të gabuara.
Po ashtu mjeku thotë se virusi është dobësuar dhe në mënyrë të pavarur po shfaqen mutacione të reja të virusit të cilat çojnë të gjitha drejt një fenomeni që është zbutja klinike me njeriun.
“Të gjitha të dhënat që morëm nga Kina informuan në mënyrë të qëllimshme gabim Evropën dhe SHBA-në. Dhe të gjithë këta modelistët që krijuan projeksione i bënë mbi të dhëna të rreme, duke i bërë apokaliptike.
Virusi po dobësohet. Lajmi tjetër është se në të gjitha zonat po shihet një fenomen që në biologji njihet homoplazi, në mënyrë të pavarur në të gjitha zonat po shfaqen mutacione të reja të virusit të cilat çojnë të gjitha drejt një fenomeni që është zbutja klinike me njeriun.
Pra përshtatja ndërmjet njeriut dhe virusit. Kjo ka ndodhur me çdo lloj virusi edhe më parë”, ka thënë ai.
Alimehmeti më tej është ndalur tek situata në Shqipëri, ku thekson se edhe tek ne vihet re zbutja që ka pësuar Covid-19.
“Kemi vënë re një ndarje neto edhe për Shqipërinë më 25 mars. Kishim 58.1% të rasteve aktive të shtruara në spital.
Dje kjo përqindje është 11%, pra nga 58 jemi në 11.9. shohim një zbutje me 5 fish. Kjo është zbutja klinike.
Po e thonin mjekët e veriut të Italisë, që po shohim zbutje klinike që nga prilli. E njëjta gjë po ndodh edhe tek ne. Në prill dhe maj nuk kemi pasur raste direkt në terapi intensive”, shprehet ai.