TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ditë zie është kjo e sotmja për farmaceutikën shqiptare. Bëhet me dije se ka ndërruar jetë ish-kryetari i Shoqatës së Farmacistëve të Shqipërisë, Vigan Saliasi.
Lajmin e ka bërë të ditur, kandidati për deputet i PD-së, Tritan Shehu i cili shkruan se Saliasi ishte një njohës i thellë, dinamik, i guximshëm me të cilin ka punuar ngushtë në hedhjen e bazave të farmaceutikës në kushtet e ekonomisë së tregut, teksa i shpreh ngushëllimet familjes dhe miqve.
Postimi i plotë:
Farmaceutika shqiptare sot është në dite zie. Vigan Saliasi, drejtori i parë me Qeverinë Demokratike i këtij sektori kaq të rëndësishëm e delikat u nda nga ne.
Një njohës i thellë, dinamik, i guximshëm me të cilin unë punova ngushtë në hedhjen e bazave të farmaceutikës në kushtet e ekonomisë së tregut, ngritjes së sistemit të sigurimeve shëndetësore etj.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve, miqve.