AKTUALITET, 13 Korrik 2018, 22:59

Shaqiri prezantohet tek Liverpuli, Klop: Ja pse e mora në ekip

Liverpul ka prezantuar mbrëmjen e sotme zyrtarisht Xhedan Shaqirin. Zvicerani me origjinë shqiptare, pasi ka kryer testet mjekësore, në orën 22:00 është zyrtarizuar si lojtar i “The Reds”.

Liverpuli ka paguar 13 milionë stërlina tek Stouk Siti, ndërsa Shaqiri do të mbajë veshur fanellën me numrin 23, të njëjtin që mban edhe me Zvicrën. Në fjalën e parë pas prezantimit, është dhe trajneri Jurgen Klop, që tregon pse zgjodhi të transferojë Shaqirin në “Anfield Road”.

“Për të nënshkruar me Shaqirin, ishte një vendim shumë i lehtë. Kur dikush si ai është i gatshëm për të ardhur, ne u treguam të zgjuar dhe e afruam. Shaqiri është i shpejtë dhe driblues i mirë. Një trim i vërtetë dhe me influencë në lojë.” – deklaroi Klop.

shaqiri