BALLKAN, 11 August 2026, 17:15

Mitsotakis përfshihet në aksident, kryeministri grek përfundon në spital

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis raportohet se ka përfunduar në spital.

Sipas mediave helene, Mitsotakis është trajtuar në një spital në qytetin e Hanias në Kretë për lëndime të lehta të pësuara gjatë një aksidenti me biçikletë.

Mitsotakis vizitoi klinikat ambulatore të spitalit pasi pësoi lëndime në krah dhe gërvishtje, iu dha ndihma e parë dhe u largua.