TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale, Ogerta Manatirliu, gjatë ditës së sotme ka inspektuar kushtet e ruajtjes së vaksinave në Institutin e Shëndetit Publik.
Gjatë vizitës Manastirliu tha se nga dita e dielë do të fillojë vaksinimi masiv i grupmoshave mbi 70 vjeç.
“Do të jenë pesë mijë të moshuar që do të vaksinohen me Sputnik V.
Nga dita e dielë ne do të vijojmë vaksinimin masiv të grupmoshave mbi 70 vjeç, duke organizuar gjithmonë punën me mjekët e familjes dhe qendrat shëndetësore kudo në vend.
Ndërkohë që nga sot do të fillojë shpërndarja në të gjithë vendin e vaksinave që kanë mbërritur”, tha Manastirliu.
Rikujtojmë se dje kanë mbërritur 192 mijë doza të tjera vaksine nga Kina dhe se është arritur një marrëveshje për një milion vaksina në tërësi.
Kryeministri Rama ishte vetë i pranishëm në Turqi për marrjen e dozave të vaksinës kineze, pas marrëveshjes së arritur me kompaninë turke.