AKTUALITET, 26 Mars 2021, 11:36

COVID-19 i merr jetën 50 vjeçarit në Shkodër, nipi bën postim prekës në rrjetet sociale

Ka ndërruar jetë ditën e sotme nga Covid-19 Haxhi-Shejh Sokol Ademi.

Mësohet se ai ishte i shtruar prej disa ditësh në Spitalin Rajonal të Shkodrës, por fatkeqësisht nuk ka mundur që t’ia dalë dot.

Sakaq, bëhet me dije se Ademi ishte xhaxhai i këngëtarit të ri të muzikës klasike, Ilsi Ademi.

Ky i fundit i ka kushtuar edhe një dedikim tepër prekës përmes rrjeteve sociale.

“Kurrë nuk kam besuar që po shkruaj fjalën lamtumirë për ty Axha Sokol. Qofsh i xhenetit shpirti jem, edhe më fal që nuk erdha me të pa”, ka shkruar këngëtari në rrjetet sociale.