LIFESTYLE, 21 Gusht 2021, 09:39

Vajza shqiptare bëhet imazh i Seria A

Modelja e njohur nga Shkodra, Cindy Marina ka shënuar suksesin e radhës.

Ajo do të prezantojë nga stadiumet e Italisë, kampionati më të ndjekur në vendin tonë.

Cindy, do të ketë një komunikim të drejtpërdrejtë me fansat dhe lojtarët si dhe trajnerët e klubet e Serisë A.

Mirëpo, kush është Cindy Marina?

Më herët, ajo është shpallur fituese e Miss Universe Albania 2019 dhe ka dalë ne top 11 te Miss Universe.

Sakaq, është pasuesja titullare më e re e kombëtares të volejbollit Shqiptar të femrave duke debutuar që në moshën 17-vjeçare.