LIFESTYLE, 19 Gusht 2021, 10:13

Rita Ora duket mahnitëse me fustan transparent, dalin pamjet nga festa e ditëlindjes së të dashurit të saj

Rita Ora duket mahnitëse me fustan transparent, dalin pamjet nga festa e
Rita Ora dukej më e lumtur se kurrë teksa festonte ditëlindjen e të dashurit të saj, Taika Waititi. Regjisori i “Thor: Love and Thunder” ka kaluar festën e ditëlindjes së tij të 46-të nën shoqërinë e disa miqve të showbizz-it. Këngëtarja shqiptare ka shpërndarë disa fotografi në internet ku shihej bashkë me yje të tjerë si Ashley Benson, Rami Malek, Jodie Turner-Smith , Charli XCX, Paris Jackson dhe Kristen Stewart. Ajo dukej mjaft tërheqëse me një fustan transparent të zi.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Kujtojmë që Rita dhe Taika e bënë zyrtare lidhjen në fillim të këtij muaji pasi morën pjesë së bashku në premierën e “The Suicide Squad” në Los Angeles. Çifti eci dorë për dore në eventin për filmin në të cilin Waititi luan rolin e Ratcatcher.