LIFESTYLE, 18 Gusht 2021, 19:51

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, merr pjesë në forumin e të drejtave LGBT+ në Kopenhagen


Avokatja e Popullit të Shqipërisë, Erinda Ballanca, ka marrë pjesë në forumin e të drejtave LGBT+ në Kopenhagen të Danimarkës.

Zyra e shtypit njofton se ky është eventi më i rëndësishëm "i të drejtave të bashkësisë globale LGBTI+" dhe Ballanca ka folur për sfidat e mbrojtjes së të drejtave të këtij komuniteti në Shqipëri.

"Avokatja e Popullit të Shqipërisë Erinda Ballanca mori pjesë në veprimtaritë e Forumit për të Drejtat e Njeriut i cili zhvillohet prej 17-19 gusht në Kopenhagen të Mbretërisë së Danimarkës.

Kjo konferencë është pjesë e “Copenhagen 2021”, eventi më i rëndësishëm i të drejtave të bashkësisë globale LGBTI+, në të cilin kombinohen WorldPride, Eurogames, një program i zgjeruar artistik e kulturor si dhe forumi historik i të drejtave LGBTI+.

Avokatja e Popullit Ballanca ishte pjesë e panelit “Paqe, dejtësi dhe institucione të forta”, në të cilin mbajti edhe një fjalë mbi zhvillimin e të drejtave të njeriut e specifikisht atyre të komunitetit LGBTI në Shqipëri, sfidat e mbrojtjes së këtyre të drejtave dhe rolit të institucionit të Avokatit të Popullit në këtë drejtim", thuhet në njoftimin zyrtar.